• e martë, 24 dhjetor 2024

Pendarovski: Të tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët – shtet ligjor demokratik dhe funksional

Pendarovski: Të tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët – shtet ligjor demokratik dhe funksional

Shkup, 23 tetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski u është drejtuar qytetarëve me urim me rastin e 23 Tetorit - Ditës së luftës revolucionare maqedonase ku thotë se si para 130 viteve, tani duhet të tejkalojmë përçarjet dhe të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët – shtet ligjor demokratik dhe funksional me mundësi të barabarta për jetë dinjitoze dhe përparim për secilin qytetar.

"Në këtë ditë, para 130 viteve, gjashtë të rinj themeluan organizatën revolucionare maqedonase e cila arriti t'i bashkojë njerëzit më të guximshëm dhe më të arsimuar të kohës së tyre rreth një qëllimi të përbashkët - shteti i lirë maqedonas. Ky brez i ri dhe i avancuar arriti të forcojë besimin e popullit maqedonas se vetëm me forcat e veta mund të luftohet për liri dhe drejtësi", thotë Pendarovski në urimin.

Edhe pse, siç thekson presidenti, për shkak të propagandës, presioneve dhe aspiratave fqinje, "lufta jonë revolucionare pati suksese dhe rënie, por qëllimi mbeti i njëjtë". Kryengritja e Ilindenit krijoi Republikën e Krushevës, ndërsa Lufta nacionalçlirimtare dhe antifashiste KAÇKM-në shtetformuese.

"Ashtu siç lufta e brezit revolucionar ishte për një shtet të lirë dhe të drejtë, edhe lufta jonë sot duhet të jetë kundër korrupsionit, nepotizmit dhe krimit që lindin mosbesimin, padrejtësinë sociale dhe shpërnguljen masive të të rinjve. Si edhe para 130 viteve edhe ne duhet t'i tejkalojmë ndarjet tona dhe të unifikohemi rreth qëllimit të përbashkët - shtet ligjor demokratik dhe funksional me mundësi të barabarta për jetë dinjitoze dhe përparim për secilin qytetar të saj", thekson mes tjerash Pendarovski në urimin me rastin e 23 Tetorit- Ditës së luftës revolucionare maqedonase.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR