• e diel, 22 dhjetor 2024

Pendarovski: Statusi, pozicioni dhe roli i grave është tregues i qartë për nivelin e demokracisë në një shoqëri

Pendarovski: Statusi, pozicioni dhe roli i grave është tregues i qartë për nivelin e demokracisë në një shoqëri

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Statusi, pozicioni dhe roli i grave është tregues i qartë për nivelin e demokracisë në një shoqëri. Nëse duam të jetojmë në shoqëri të vërtetë demokratike duhet t'i marrim parasysh nevojat e të gjithë qytetarëve në krijimin, miratimin dhe zbatimin e politikave. Kjo nënkupton ambient të shëndetshëm në të cilin gratë do të përfshihen, ndërsa jo të shkyqur nga proceset politike dhe garantimi i buxhetit me qëllim që politikat gjinore të mos jenë fjalë boshe, por realisht të zbatohen në praktikë. Këtë e nënshkroi presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 8 Marsit - Dita ndërkombëtare të grave.

Në atë rrugë, siç thekson Pendarovski duhet akoma më fuqishëm të vazhdojmë të luftojmë për përballje me barrierat, me të cilat përballen gratë, kur hyjnë në jetën publike.

"T'i inkurajojmë gratë sipërmarrëse, gratë në politikë dhe gratë në poste drejtuese. Të sigurojnë vlerësim të barabartë të punës së tyre dhe paga të barabarta midis burrave dhe grave. Le të ndalojmë shtypjen dhe dhunën gjinore, të cilat përpos fizike, shprehen edhe më shumë përmes injorimit dhe margjinalizimit sistematik të pozitës shoqërore të gruas. Që çdo grua të ndihet e mbrojtur dhe e sigurt në familje, në vendin e punës dhe në shoqëri, nuk duhet të ketë precedentë në përmbushjen e drejtësisë për gratë viktima të dhunës gjinore", thotë Pendarovski.

Vetëm kështu, siç shton shefi i shtetit, do të mundësojmë përforcim politik dhe ekononik të statusit të grave, drejtësi sociale dhe realizim të të drejtave dhe lirive të tyre të garantuara me kushtetutë.

"Sa më shumë të investojmë në barazinë gjinore, aq më shumë do t'u mundësojmë brezave të ardhshëm të trashëgojnë një shoqëri në të cilën do të ulen stereotipet, diskriminimi dhe barrierat sistematike. Lufta për barazi gjinore dhe barazi nuk duhet të jetë një thënie boshe, por vërtetë e zbatueshme në të gjitha marrëdhëniet shoqërore dhe ndërpersonale. Gruaja, zëri dhe të drejtat e saj duhet të respektohen. Gëzuar 8 Marsin!”, thekson Pendarovski. mb/

Foto: FB Stevo Pendarovski

QËNDRONI TË LIDHUR