• e martë, 24 dhjetor 2024

Pendarovski priti një delegacion nga Grupi Parlamentar për miqësi pranë Kuvendit të Republikës së Francës

Pendarovski priti një delegacion nga Grupi Parlamentar për miqësi pranë Kuvendit të Republikës së Francës

Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot priti delegacionin e Grupit Parlamentar për miqësi pranë Parlamentit të Republikës së Francës, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, në takim u bisedua për përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve në kuadër të dimensionit parlamentar, si dhe për mbështetjen e Francës në procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit theksuan miqësinë dhe përparimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe përpjekjet franceze për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

-"Ata shkëmbyen mendime dhe informacione për negociatat për anëtarësim në BE, për procesin aktual të skriningut, si dhe për fazat e ardhshme që duhet të përfundojnë në kuadër të procesit për negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, njoftojnë nga Kabineti i Presidentit. ls/

Foto: Kabineti i Presidentit

 

QËNDRONI TË LIDHUR