• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Opinioni shkencor ta ruajë autonominë e tij, dinjitetin, qasjen objektive dhe kritike

Pendarovski: Opinioni shkencor ta ruajë autonominë e tij, dinjitetin, qasjen objektive dhe kritike

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Është me rëndësi që ta ruajmë njohjen se ekzistimi ynë, gjuha, arti, kultura, pikëpamja jonë nuk ekzistojnë sepse janë të verifikuara nga të tjerët, por se janë bërthama, vetë thelbi i jetëve tona që na mundëson kohëzgjatje në kohë dhe hapësirë, theksoi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në hapjen e Konferencës së Tetë Shkencore "Kërste Misirkov dhe gjuha maqedonase - burim i hulumtimeve shkencore" në kuadër të Ditëve të Hapura në Institutin e Gjuhës Maqedonase. 

Në atë kuptim, theksoi presidenti, "si në të kaluarën, edhe si në të tashmen, edhe në të ardhmen, Misirkov dhe "Për çështjet maqedonase" ishin dhe mbesin strumbullari i identitetit gjuhës, kombëtar dhe kulturor maqedonas". 

Shefi i shtetit porositi opinionin shkencor që të mos bie nën presionin e, siç tha, ngjarjeve ditore-politike dhe ta ruajë "autonominë e saj, dinjitetin, qasjen objektive dhe kritike në studimin e fenomeneve historike dhe aktuale.

“Shkencëtarët, shkrimtarët, artistët janë vertikali moral dhe estetik që ruan integritetin e njerëzimit në këto kohë të realitetit virtual të modeluar nga mediat e reja dhe rrjetet sociale, ku shpeshherë forma është më e rëndësishme se përmbajtja”, shtoi Pendarovski në hapjen e Konferenca e Institutit për Gjuhën Maqedonase.

Ajo organizohet si simbol i dy jubileve - 70 vjetorit të themelimit të Institutit dhe 120-vjetorit të publikimit të librit "Për çështjet maqedonase" të Kërste Misirkovit. fc/

Fotografia: MIA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR