• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Nuk duhet të ketë etiketime, diskreditim dhe përpjekje për rregullimin e gazetarëve dhe mediave

Pendarovski: Nuk duhet të ketë etiketime, diskreditim dhe përpjekje për rregullimin e gazetarëve dhe mediave

Shkup, 11 nëntor 2023 (MIA) - Si vend që ka zgjedhur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që ndan vlerat evropiane të demokracisë, transparencës dhe përgjegjësisë, është e nevojshme të respektohen dhe zbatohen standardet ndërkombëtare për liritë e mediave, tha presidenti Stevo Pendarovski me rastin e zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor që përfshin gazetarët e IRL-së.

Siç thekson Pendarovski, nuk guxon të ketë etiketime, diskreditim dhe përpjekje për të rregulluar gazetarët dhe mediat si në të kaluarën, sepse proceset e tilla nuk kanë çuar në zhvillim demokratik.

Pendarovski thekson se liria e mediave lidhet drejtpërdrejt me shkallën e demokracisë në një shoqëri dhe me mbrojtjen e interesit publik dhe se gazetaria është profesion i lirë dhe si i tillë duhet t'i nënshtrohet parimit të vetërregullimit nga organet dhe organizatat mediatike.

Publiku, nënvizon kreu i shtetit, ka të drejtë të informohet në kohë dhe saktë për të gjitha çështjet e rëndësishme të një shoqërie që kanë të bëjnë me interesin publik. Qytetarët gjithashtu kanë të drejtë të presin që gjyqtarët kur vendosin të respektojnë lirinë e shprehjes, të drejtën e qytetarëve për t'u informuar për temat me interes publik dhe për t'i dhënë përparësi interesit publik mbi interesin individual, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që i shqetësojnë ata shumicën e madhe të shoqërisë. Në një rast të tillë, thekson presidenti, është në interes të publikut që publiku të njihet me faktet relevante me rëndësi për ato çështje.

"Etiketimet, diskreditimet dhe tentativat për të rregulluar gazetarët dhe mediat kanë qenë edhe në të kaluarën dhe jemi dëshmitarë se procese të tilla nuk kanë çuar në zhvillim demokratik. Si vend që zgjodhi anëtarësimin në BE dhe ndarja e vlerave evropiane të demokracisë, transparencës dhe përgjegjësisë, është e nevojshme të respektohen dhe zbatohen standardet ndërkombëtare për lirinë e mediave", deklaroi presidenti Stevo Pendarovski. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR