• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski nga Krusheva: As nuk kam bojkotuar, dhe as nuk do t'i bojkotoj zgjedhjet, me 8 maj do të festojmë në gjithë Maqedoninë

Pendarovski nga Krusheva: As nuk kam bojkotuar, dhe as nuk do t'i bojkotoj zgjedhjet, me 8 maj do të festojmë në gjithë Maqedoninë

Krushevë, 26 prill 2024 (MIA) – Lufta edhe formalisht juridike edhe politike, nis nga e para, sikur të mos kishte rreth të parë. Më 8 maj do të festojmë jo vetëm këtu në Krushevë, por edhe në mbarë Maqedoninë, tha kandidati për president Stevo Pendarovski në takimet me banorët e Krushevës, duke u bërë thirrje qytetarëve të Krushevës që të votojnë masivisht më 8 maj. 

Ai mohoi akuzat e opozitës se do të bojkotonte rethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

"Me siguri e keni dëgjuar dje, që kur mbaroi rrethi i parë, kundërshtarët tanë politikë që janë ende të bindur se do të fitojnë, le të jetojnë në atë besim, filluan t'i thonë këto "muhabete" që janë duke i thënë që në rrethin e parë, diferenca do të ishte aq e madhe dhe kinse nuk do të kemi asnjë shans për të fituar, kështu që do të kishim bojkotuar. A është e logjikshme që të vij në Krushevë, nëse po mendoj të bojkotoj? Unë dua të fitoj me të gjithë ju, e kush do le të bojkotojë", tha Pendarovski.

Ai theksoi se nuk ka bojkotuar as në vitin 2014, as në vitin 2019 e as në vitin 2016 dhe, siç tha ai, nuk do të bojkotojë as zgjedhjet e vitit 2024.

"Lërini të mendojnë për rezultatin përfundimtar. Të gjithë e dimë dhe në vend të bojkotit do të festojmë. Edhe në të kaluarën ashtu edhe sot, qytetarët e Krushevës kanë ditur të marrin vendimin e duhur. Këtë e dëshmuan në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. E di që edhe më 8 maj zgjedhja e tyre do të jetë numër 1. Maqedonia meriton president mbipartiak të të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike, fetare apo politike", tha Pendarovski.

Duke theksuar se marrëdhëniet ndëretnike dhe themelet e vendit tonë qëndrojnë në idenë, në konceptin e Manifestit të Krushevës, kandidati për president Pendarovski nga Krusheva tha se në vend të një Kushtetute të re, qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për kushte më të mira jetese, ekonomi më të mirë dhe investime më të mëdha, më shumë vende pune dhe mundësi për të rinjtë për të qëndruar në shtëpi", në vendlindjen e tyre.

"Nuk kemi nevojë të kthehemi në histori, nuk kemi nevojë që dikush të jetë më lartë, dikush më ulët. Ne kemi nevojë për një ekonomi më të mirë, më të mirë sociale, më shumë investime, më shumë vende pune. Nëse e bëjmë këtë, mund të themi se mandati ka qenë i suksesshëm. Gjithçka tjetër është grindje me fqinjët dhe brenda me më të afërmit, dhe grindje në nivel rajonal, me fqinjët - dhe kjo është shkatërruese", tha Pendarovski para të pranishmëve.

Në këtë drejtim, ai shtoi se edhe më tej do të vazhdojë të avokojë për konceptin e bashkimit, sepse beson se të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë. "Ne gjithmonë kemi qenë vend multietnik dhe receta e vetme për prosperitet është respektimi i njëri-tjetrit", tha Pendarovski.

Pendarovski në Krushevë, në monumentin e Makedonimum vendosi edhe lule të freskëta mbi varrin e presidentit të parë të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev. ls/

Foto: Fejsbuk i Pendarovskit

 

QËNDRONI TË LIDHUR