• e martë, 26 nëntor 2024

Pendarovski: Nevojitet përparim sistematik dhe i pakthyeshëm për ruajtjen e demokracisë në Ballkan

Pendarovski: Nevojitet përparim sistematik dhe i pakthyeshëm për ruajtjen e demokracisë në Ballkan

Strugë, 16 qershor 2023 (MIA) - Nevojitet një përparim sistematik dhe i pakthyeshëm për ruajtjen e demokracisë në Ballkan. Për këtë nevojitet kornizë me së paku prej pesë komponentëve, juridik, politik, ekonomik, sferën e sigurisë dhe inteligjencës, theksoi sot presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Në sesionin “Paqja dhe demokracia kundrejt luftës dhe autokracisë” e cila është pjesë e Forumit të Prespës për dialog (PFD) të titulluar “Familja e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: mision i (pa)mundur? qe mbahet në Strugë, shefi i shtetit nënvizoi se tre komponentët e para më së miri do të siguroheshin nga BE-ja, ndërsa dy të tjerat do të mbështeteshin nga Aleanca e NATO-s.

"Ne u shprehëm në Samitin e demokracisë të mbështetur nga BE-ja dhe që në fillim e vlerësojmë ajo që është pjesë e nismës së demokracisë evropiane që përfshin Ballkanin Perëndimor. Por sipas meje ngjarjet e njëpasnjëshme nuk mund ta mbajnë demokracinë, mund të shërbejnë vetëm si nxitje dhe nuk mund të jenë bazë e angazhimeve të përbashkëta për demokracinë", theksoi Pendarovski duke folur për atë që komuniteti euroatlantik duhet të bëjë për të mbështetur demokracinë në Ballkan.

Sipas presidentit të shtetit, teknologjia dhe veçanërisht inteligjenca artificiale nuk mund të promovojnë demokracinë.

"Teknologjitë moderne ofrojnë shumë më tepër hapësirë ​​për manipulimin e njerëzve dhe informimin e tyre shumë më të shpejtë si dhe përdorimin e burimeve të ndryshme të informacionit. Shumë vende dhe organizata ndërkombëtare duhet të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur me rregullimin këtë aspekt. Së pari përmes licencimit të entiteteve që marrin pjesë në mediat sociale, përgjegjësi individuale për individët që plasojnë përmbajtje në rrjetet sociale", ka thënë Pendarovski.

Lidhur me tezën se me Ukrainën është ndryshuar gjeopolitika dhe është kthyer fokusi i demokracisë, shefi i shtetit pajtohet me pjesën e parë, por pjesërisht nuk është pajtuar me të dytën.

"Lufta sigurisht që e vuri fokusin te gjeopolitika, por nuk jam i sigurt se e ktheu fare fokusin te demokracia, të paktën në kontinent. Për mendimin tim, lufta në Ukrainë u shkaktua nga mendimi dhe dëshira që të kthehet aleanca e mëparshme, sepse në thelb kjo është luftë për territor. BE-ja për mendimin tim nuk e shqyrton këtë dikotomi siç është emërtuar ky panel i demokracisë kundër autokracisë dhe pajtohem që shumë studiues, institucione dhe praktikues me vite kanë dokumentuar ngecjen e pjesëve të ndryshme të kontinentit dhe të gjithë botës drejt autokracisë, por kjo nuk është e lidhur me luftën në Ukrainë", theksoi presidenti Pendarovski.

Dominimi i mënyrës së të menduarit gjeopolitik në një pjesë të BE-së, theksoi ai, padyshim ka ndodhur në 18-20 muajt e fundit dhe sipas tij kjo është shqetësuese.

"Kjo mënyrë e të menduarit është mjaft e ngjashme me mënyrën e të menduarit të NATO-s. Rezonimi gjeopolitik pas politikave të zgjerimit. Pse më shqetëson kjo? Sepse NATO është kryesisht një organizatë sigurie. Struktura e brendshme e BE-së është paksa e ndryshme nga ajo e aleancës së NATO-s dhe nëse lufta në Ukrainë është nxitje për hyrje në mënyrën gjeopolitike të të menduarit dhe nxitje për t'u kthyer në rajon dhe për të vënë më shumë tensione në procesin e zgjerimit të këtij rajoni në Ballkanin Perëndimor, atëherë natyrshëm vijon pyetja se çfarë do të ndodhë kur të përfundojë lufta në Ukrainë. A do t'i kthehemi mënyrës së zakonshme të funksionimit. Që do të thotë më pak vëmendje ndaj Ballkanit Perëndimor dhe procesit të zgjerimit", tha Pendarovski.

Ai konsideron se ritmi i ngadalësuar i eurointegrimeve është kërcënim për Ballkanin dhe vuri në dukje se është koha për negociata me BE-në, për anëtarësim dhe përparim të demokracisë.

"Me fjalë të tjera, pa mbikëqyrje nga BE-ja, regresi është i dukshëm dhe në shumë raste i pashmangshëm. Pasi gjatë kohë kemi qenë në dhomën e pritjes së BE-së, njerëzit në Maqedoninë e Veriut po kërkojnë alternativa për të. Kjo përkthehet me rënien e mprehtë të entuziazmit për BE-në. Ne kemi shënuar rënien më të madhe të mbështetjes për BE-në nga populli ynë. Një rënie prej 25 për qind. Nëse nuk ka negociata, kjo krijon hapësirë ​​për ndikimin keqdashës të faktorëve të tretë, pra forcave të jashtme rajonale, sepse vendi që ndodhet në një situatë të tillë nuk është pjesë e shkëmbimit të përbashkët të informacionit dhe nuk është pjesë e mekanizmave formal për ndarje në kriza", nënvizon Pendarovski.

Në sesionin “Paqja dhe demokracia kundrejt luftës dhe autokracisë”, përveç nikoqirit, presidenti Pendarovski, morën pjesë edhe presidentët e Kroacisë Zoran Milanoviq, ai i Malit të Zi Jakov Millatoviq dhe Shqipërisë Bajram Begaj, ndërsa video fjalim kishte edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR