• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pendarovski në Takimin e 54-t vjetor të Forumit botëror ekonomik në Davos

Pendarovski në Takimin e 54-t vjetor të Forumit botëror ekonomik në Davos

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në Takimin e 54-të vjetor ekonomik botëror të quajtur "Ripërtëritja e besimit" që po mbahet në Davos.

Siç informon Kabineti i presidentit Pendarovski, shefi i shtetit është paraparë të marrë pjesë në sesionin "Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor" në tubimin joformal të liderëve ekonomik botërorë "Kthimi i besimit në sistemin global" dhe në darkën zyrtare "Ndërtimi i Evropës të së nesërmes".

Në takimin vjetor të Forumit ekonomik botërore në Davos është paraparë pjesëmarrja e mbi 100 shefave të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave kryesore ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinj, sipërmarrës social dhe agjenci të lajmeve. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR