• e diel, 22 dhjetor 2024

Pendarovski: Në frymën e Ramazanit, të dhurojmë, të ndihmojmë dhe të përhapim vullnetin e mirë

Pendarovski: Në frymën e Ramazanit, të dhurojmë, të ndihmojmë dhe të përhapim vullnetin e mirë

 Shkup, 21 prill 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajramit, u dërgoi urim qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Reis-ul-ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu.

"Më lejoni, Juve personalisht, anëtarëve të Rijasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut, T'ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës së Ramazan Bajramit. Ju uroj që ditët e festive t'i kaloni në paqe dhe harmoni të mbushura me lumturi e gëzim dhe duke ndarë dashurinë me  të afërmit. Në frymën e Ramazanit, të japim, të ndihmojmë dhe të përhapim vullnetin e mirë. Pa dallim të përkatësisë fetare, etnike dhe politike, le të kemi mirëkuptim dhe respekt për të gjithë bashkëqytetarët tanë. Së bashku, të bashkuar dhe solidarë, të punojmë për përparimin dhe mirëqenien e atdheut tonë të përbashkët, Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gëzuar Ramazan Bajramin!", ka shkruar presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR