• e martë, 24 dhjetor 2024

Pendarovski në FEM 2023: Më shumë burime vendore të energjisë dhe përfshirje në nismat rajonale

Pendarovski në FEM 2023: Më shumë burime vendore të energjisë dhe përfshirje në nismat rajonale

Shkup, 31 maj 2023 (MIA) - Duhet të punohet në atë që të kemi sa më shumë burime vendore të energjisë duke pasur parasysh se jemi ende vend që varet nga importi, ndërsa përmes nismave rajonale të hyjmë në tregjet më të gjera energjetike, porositi sot presidenti Stevo Pendarovski në Forumin Energjetik të Maqedonisë FEM 2023. 

Si shtet i cili varet shumë nga importi i energjisë, theksoi Pendarovski, është mirë që të jemi bashkë me të gjitha vendet e tjera dhe para se të bëhemi anëtare e BE-së të jemi pjesë e tregut energjetik në kontinent. 

"Nuk shoh mënyrë tjetër që t'i përmbushim nevojat tona", porositi shefi i shtetit. 

Pendarovski dhe ish presidenti kroat, Stipe Mesiq në forum e ndanë vizionin e tyre për sfidat energjetike, stabilitetin global në periudhën e ardhshme, rolin e shteteve të vogla...

Siç theksoi Pendarovski, situatat globale shumë pak varen nga shtetet e vogla dhe ato mund ta projektojnë interesin e tyre dhe ndikimin jashtë kufijve të saj vetëm përmes organizatave ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë ose do të duhej të marrin pjesë. 

"Për Maqedoninë është mirë që hymë në NATO. Siguria energjetike është dimension i rëndësishëm i sigurisë globale. Ne jemi atje që nga viti 2020, që do të thotë se nuk jemi vetëm, si një vend i vogël dhe për sa i përket potencialit ushtarak, kemi arritur sukses përmes Aleancës, nëpërmjet burimeve të përbashkëta që ata kanë, që zëri ynë të dëgjohet përtej kufijve tanë. Në aspektin ekonomik dhe energjetik të gjithë problemit është domethënëse që tashmë jemi në negociata me BE-në, kemi shumë vite me status kandidat dhe unioni ka programe të veçanta me të cilat na përfshin edhe para se të bëhemi anëtare formale" tha Pendarovski.

Ai vlerësoi se rrethinën globale mund ta qetësojnë ose ta lënë në kufirin e normales vetëm shtetet e mëdha dhe siç bëri të ditur, këtu vetëm duhet të bëjmë tifo se aleanca perëndimore e cila i dikton vlerat kryesore në botën moderne, do të ketë sukses që t'i mbizotërojë tendencat në drejtim të kundërt të cilat për fat të keq gjatë një viti e gjysmë të kaluar i prodhon Federata Ruse e cila nuk lejon të zhvillohen demokracitë rreth tyre. 

"Perspektivat për një qetësim të shpejtë të situatës globale nuk janë të ndritshme. Nuk ka asnjë person në botë që thotë se pushtimi rus do të përfundojë së shpejti dhe veçanërisht asnjë që pretendon se do të përfundojë në atë mënyrë që të kemi situatë të qartë në të cilën tendencat autokratike dhe autokratët do të tërhiqen në oborrin e tyre dhe të mos shkaktojnë telashe, jo vetëm në fqinjësinë e tyre të afërt siç e quajnë ata, por edhe në kontinent", tha Pendarovski, duke theksuar se pushtimi rus jo vetëm që ka prishur tregun e energjisë, por edhe zinxhirët e furnizimit me bazë produktet e jetës dhe në shumë mënyra të tjera. Vështirë se ka një nënsektor të ekonomisë globale që nuk është prekur nga pushtimi rus në Ukrainë", tha Pendarovski.

Për shkak të luftës në Ukrainë, theksoi ai, paguajmë energji shumë më të shtrenjtë dhe shpresoj se kjo nuk do të zgjasë me vite dhe se në ndërkohë nuk do të duhet të gjejmë burime alternative edhe të furnizimit dhe të energjisë. 

Duke vlerësuar se Maqedonia është lidere rajonale në rritjen e energjisë nga burimet e rinovueshme të energjisë, theksoi se duhet të vazhdojmë të bëhemi sa më pak të varur nga inporti, të marrim pjesë në të gjitha grupimet rajonale të cilat shërbejnë për kërkesë të përbashkët të tregjeve energjetike botërore. 

"Kuptohet, është e pashmangshme që të kërkojmë sa më shumë që është e mundur në praktikë t'i gëzojmë privilegjet e tregut të përbashkët energjetik evropian", tha Pendarovski, duke theksuar se në kushte të krizave është shumë e rëndësishme që Brukseli të sillet ndaj neve sikur të jemi në fakt anëtare e BE-së.

Edicioni i gjashtë i Forumit Energjetik të Maqedonisë përfundon sot me panele për diplomacinë energjetike, novacione teknologjike për energji dhe transformim të energjisë përmes aksionit lokal klimatik. fc/

Фото: МИА

 

QËNDRONI TË LIDHUR