• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Mendoni për të ardhmen e vendit në tërësi

Pendarovski: Mendoni për të ardhmen e vendit në tërësi

Shkup, 5 maj 2024 (MIA) - Kandidati për president i mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, Stevo Pendarovski sot u bëri thirrje qytetarëve të Resnjës të dalin të votojnë masivisht në zgjedhjet më 8 maj.

Para banorëve të Resnjës, Pendarovski tha se kanë oferta diametralisht të kundërta me kundërkandidaten e mbështetur nga VMRO-DPMNE.

"Unë ofroj progres, ata ofrojnë kthim prapa. Ne e dërguam vendin në NATO dhe filluam negociata me BE-në, ata paralajmërojnë rinegocimin e marrëveshjeve që e mundësuan këtë. Me ne ka liri të fjalës, nëse ata vijnë në pushtet do të arrestojnë gazetarë dhe do të kemi regjim numër 2", theksoi Pendarovski.

Në kohën e VMRO-DPMNE-së, siç tha ai, shteti ka qenë në pronësi private dhe i degradonte qytetarët varësisht nëse dikush i votonte apo jo.

Pendarovski u bëri thirrje banorëve të Resnjës që të mërkurën të mendojnë për të ardhmen e shtetit.

Foto: ekipi për komunikim i Pendarovskit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR