• e premte, 20 dhjetor 2024

Pendarovski me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve: Të vazhdojmë të punojmë për zgjidhjen e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë të nacionalitetit rom

Pendarovski me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve: Të vazhdojmë të punojmë për zgjidhjen e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë të nacionalitetit rom

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Presidenti i vendit Stevo Pendarovski me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve - 8 Prilli, dërgoi urim për pjesëtarët e komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Më lejoni t'ju uroj 8 Prillin, Ditën ndërkombëtare të romëve dhe t'ju uroj shëndet, lumturi dhe begati. Duke shprehur respektin për komunitetin etnik rom si pjesë e pandashme e shoqërisë multietnike të Maqedonisë, do të doja t'ju falënderoj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe përparimin e atdheut tonë të përbashkët. Pikërisht në këtë festë të rëndësishme jo vetëm për komunitetin rom, por edhe për të gjithë qytetarët tanë, dëshiroj të bëj apel dhe të vazhdoj të punoj me përkushtim për zgjidhjen e të gjitha sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë të nacionalitetit rom", thuhet në urim.

Njëherësh theksohet në arritjet, por edhe sfidat me të cilat përballet komuniteti rom në vend.

"Me kënaqësi mund të mburremi se kemi kryetar komune të nacionalitetit rom në një komunë ku gjuha rome është zyrtare dhe romët janë vazhdimisht të pranishëm në institucionet shtetërore dhe në jetën publike dhe shoqërore. Megjithatë, duhet të theksojmë se problemet me të cilat përballen romët, siç është qasja në kujdesin shëndetësor, arsimin, akomodimin i përfshinë ata në grupet e prekura socio-ekonomike dhe për këtë duhet me përkushtim dhe pa improvizime të kërkohet zgjidhje. Së bashku të përballemi me të gjitha çështjet e hapura duke ndërtuar të ardhme prosperuese dhe të sigurt për të gjithë. Gëzuar 8 Prillin - Ditën ndërkombëtare të romëve", thuhet në urimin e presidentit Stevo Pendarovski. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR