• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave: Të ndërtojmë një atmosferë në të cilën punonjësit mediatik do të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur

Pendarovski me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave: Të ndërtojmë një atmosferë në të cilën punonjësit mediatik do të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 3 majit - Ditës botërore të Lirisë së Mediave, u dërgoi urim punonjësve mediatik në vend me mesazhin se duhet të vazhdojmë të investojmë në vendosjen e standardeve me të cilat mediat do të mund të punojnë dhe zhvillohen lirshëm dhe në mënyrë të pavarur.

"Liria e mediave është një nga themelet e vlerave demokratike dhe është me rëndësi thelbësore për zhvillimin demokratik të shoqërisë së RMV-së. Gazetarët cilësorë, profesionistë dhe të pavarur, të cilët kuptojnë seriozitetin dhe vështirësinë e krijimit të opinionit publik, mund të përfaqësojnë një zë të fortë të opinionit. Kjo është arsyeja pse duhet të vazhdojmë të investojmë në vendosjen e standardeve që do t'i mundësojnë mediave të punojnë dhe të zhvillohen lirshëm dhe të pavarur. Të ndërtojmë një atmosferë në të cilën punonjësit mediatik do të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur. Le të kemi virtytin të pranojmë kritikat dhe të mbështesim lirinë e shprehjes. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi media dhe gazetarë të fuqishëm që do të jenë objektivë në raportim dhe do t'i shërbejnë opinionit, e jo elitave politike dhe burimeve të financimit", qëndron në mesazhin e presidentit Pendarovski. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR