• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski ka ndarë certifikata për pjesëmarrësit e "Kampi i Ohrit për përsosmëri të lartë teknologjike"

Pendarovski ka ndarë certifikata për pjesëmarrësit e

Ohër, 25 korrik 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski dje në mbrëma në vilën "Biljana në Ohër ua ka dorëzuar certfikatat pjesëmarrësve të edicionit të tretë të "Kampi i Ohrit për përsosmëri të lartë teknologjike"

"Qëllimi i projektit është përfitimi dhe shkëmbimi i raporteve të larta teknologjike tek të rinjtë nga vendi ynë dhe nga diaspora maqedonase, si dhe nxitje e interesit për STEM SUPER FUQI", me forkus primar të përballjes së qëndrueshme me sfidat energjetike në botëm reale duke përdorur modele Lego dhe komponenta Fable për zgjidhje të problemeve reale", kumtoi Kabineti i presidentit Pendarovski.

Këtë vit, 25 pjesëmarrës të moshës 10 deri në 15 vjeç patën mundësinë që t'i rrisin aftësitë e tyre të kodimit dhe robotikës dhe të ndajnë idetë dhe përvojat e tyre të fituara përmes punës në grup. Kurrikula njëjavore përfshinte 12 pjesëmarrës nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe 11 nga diaspora, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika e Sllovenisë, Republika e Qipros dhe Republika e Kroacisë. Prioritet edhe kësaj radhe kanë aplikantët e kategorisë vulnerabël sociale, duke ruajtur përfaqësimin gjinor, territorial, rural-urban dhe përkatësisë etnike. mb/

Foto: Kabineti i presidentit 

QËNDRONI TË LIDHUR