• e shtunë, 05 tetor 2024

Pendarovski: IITSI u shndërrua në institucion të respektuar që mundëson trajnimin e profesionistëve

Pendarovski: IITSI u shndërrua në institucion të respektuar që mundëson trajnimin e profesionistëve

Shkup, 25 korrik 2023 (MIA) - Në dekadat që janë pas nesh, IITSI është shndërruar në institucion të respektuar që mundëson trajnimin e profesionistëve, inxhinierëve të ndërtimit, arkitektëve dhe planifikuesve në nivelin më të lartë, me qëllim të avancimit të planifikimit dhe projektimit me aplikimin e teknikave, metodave dhe procedurave më moderne, deklaroi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në aktivitetin përfundimtar që u mbajt sot nga ana e Institutit për inxhinieri të tërmeteve dhe sizmologji inxhinierike dhe për shënimin e 60 vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup.

Presidenti Pendarovski shtoi se brendi IITSI është i konfirmuar dhe i njohur nga publiku profesional, jo vetëm në vend apo më gjerë në rajon, por edhe në nivel global.

Lidhur me shënimin e 60 viteve nga tërmeti katastrofik në Shkup, ai tha se ky është një rast për të kujtuar para së gjithash të gjithë bashkëqytetarët tanë që humbën jetët e tyre tragjikisht.

“Përveç kujtimeve të errëta, ky përvjetor është edhe një rast për të kujtuar faktin se Shkupi pas tërmetit u bë i njohur globalisht si qytet i solidaritetit, vend ku njerëzimi përballë dallimeve ideologjike u bashkua me qëllim për të ndihmuar kryeqytetin tonë të kthehet në jetë”, theksoi Pendarovski.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR