• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski: Gjatë 30 viteve të kaluara, Franca ishte shoqëruesja jonë edhe në të mirë edhe në të keqe

Pendarovski: Gjatë 30 viteve të kaluara, Franca ishte shoqëruesja jonë edhe në të mirë edhe në të keqe

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Gjatë gjithë këtyre 30 viteve të kaluara, Franca ka qenë shoqëruesja jonë edhe në të mirë edhe në të keqe. Gjatë kësaj rruge, pati ulje dhe ngritje, ekzaltime dhe zhgënjime. Megjithatë, vendosmëria jonë për integrim të plotë në Bashkimin Evropian, përballë të gjitha vështirësive dhe sfidave, ka qenë dhe është konstante, tha sonte presidenti Stevo Pendarovski në shënimin e 30- vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës.

"Presim që Franca, si vend i cili ka investuar aq shumë në ndërtimin e shtëpisë së përbashkët evropiane, por edhe në pjesën maqedonase të vizionit të përbashkët për Evropë të bashkuar, të vazhdojë, si edhe deri më tani, të na mbështesë në atë udhëtim të gjatë", theksoi presidenti.

Sipas Pendarovskit, "momenti aktual gjeopolitik, i krijuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, por edhe nga ndryshimet e vazhdueshme gjeopolitike në nivel global, të cilat thjesht i imponojnë Evropës imperativin për bashkim të plotë, është një mundësi për të dyfishuar përpjekjet dhe madje edhe për angazhim më të madh në arritjen e qëllimit të përbashkët".

Shtoi se me mënyrën e civilizuar në të cilën e realizoi pavarësinë e saj në rrugë paqësore, Maqedonia e Veriut e vërtetoi se është e denjë në mesin e trashëgimtarëve - ruajtësve të vlerave evropiane, në bazën e të cilës është vizioni francez për liri, barazi dhe vëllazëri.

Ambasadori francez, Siril Bomgartner në Muzeun e Artit Bashkëkohor tha se lidhja mes të dyja shteteve po bëhet gjithnjë e më e afërt.

"Në kuadër të lëvizjes së madhe të solidaritetit të vitit 1963 u formua një koleksion francez. Sot i njëjti është një nga gurët e çmuar të këtij muzeu. Rreth gjysmë shekulli më parë, dy popujt tanë luftuan krah për krah në këtë tokë në frontin maqedonas, ndërsa varrezat tona franceze në Manastir e Shkup e vende të tjera, ende e ruajnë kujtimin e asaj kohe. Çdo 11 nëntor ne u bëjmë homazhe këtyre luftëtarëve francezë dhe nëpërmjet tyre të gjitha viktimave. Prandaj, edhe para se Maqedonia, sot e Veriut, të fitonte pavarësinë, ne kishim histori të përbashkët, të shënuar me vëllazëri dhe solidaritet në përvojat e përbashkëta", theksoi ambasadori.

Në fjalimin e tij Bomgartner mes tjerash foli edhe për vrasjen e dyfishtë e cila e tronditi vendin.

"Bashkëndjej me ju, zotëri president, ndërsa përmes ju me gjithë kombin. Kjo ditë është gjithashtu ditë mërzie. Ne ndajmë dhimbjen e përbashkët", tha ambasadori. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR