• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski, delegacioni parlamentar dhe qeveritar i bënë homazhe Goce Dellçevit me rastin e 152 vjetorit të lindjes së tij

Pendarovski, delegacioni parlamentar dhe qeveritar i bënë homazhe Goce Dellçevit me rastin e 152 vjetorit të lindjes së tij

Shkup, 4 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski mëngjesin e sotëm ka vendosur lule mbi varrin e revolucionarit maqedonas Goce Dellçev në oborrin e kishës "Shën Spas" në Shkup.

Pendarovski i bëri homazhe Dellçevit me rastin e 152 vjetorit të lindjes së tij.

Në vendprehjen e përjetshme të Goce Dellçevit  ka vendosur lule edhe delegacioni i qeverisë teknike, i kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në përbërjen e të cilit është ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi.

Lule vendosi edhe delegacioni i Kuvendit i kryesuar nga nënkryetari Goran Misovski. Në delegacion janë Marija Georgievska dhe Velika Stojkova-Serafimovska.

Për shkak të protokolleve të sigurisë, janë ngritur dy pika kontrolli  nga Ministria e Punëve të Brendshme, njëra në udhëkryqin pranë "Qendrës Memoriale të Holokaustit" dhe tjetra pranë xhamisë Mustafa Pashë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR