• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Dekretet që i nënshkrova nuk kanë të bëjnë me marrëveshjen mes Qeverisë dhe "Behtel dhe Enka"

Pendarovski: Dekretet që i nënshkrova nuk kanë të bëjnë me marrëveshjen mes Qeverisë dhe

Shkup, 4 qershor 2023 (MIA) - Dekretet që i nënshkrova nuk kanë të bëjnë me marrëvehsjen mes Qeverisë dhe "Behtel dhe Enka", as ndërkaq nuk kanë të bëjnë me përbërjen e Këshillin mbikëqyrës i cili duhet ta mbikëqyrë ndërtimin e autostradave rreth strukturës së të cilave u paraqitën disa kritika në opinion, thotë presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në intervistë për "Radio Evropa e Lirë".

Lidhur me informatat se me nënshkrimin e dekreteve, ka dashur të marrë mbështetje politike nga koalicioni në pushtet për mandat të dytë presidencial, Pendarovski thekson se dekretet e nënshkruara kanë të bëjnë kryesisht me përmbajtjen e pesë ligjeve dhe se kjo nuk ka kurfarë lidhje me asnjë çështje politike apo juridike.

Pendarovski sqaron se shkaku kryesor përse e ka nënshkruar Dekretin për Ligjin për marrëdhënie të punës është se në të nuk ekziston dispozita për javë me orar pune prej 60 orëve.

"Para se pakoja e ligjeve të hyjë në Parlament paralajmërova për mundësinë për ndryshime në Ligjin për marrëdhënie të punës të qëndrojë dispozita për orar prej 60 orëve punë në javë dhe në rast të tillë sigurisht nuk do ta nënshkruaja dekretin sepse vitin e kaluar Gjykata kushtetuese tashmë e shpalli jokushtetuese atë dispozitë në ndryshimet e atëhershme të ligjit të njejtë", thotë Pendarovski.

I pyetur nëse zgjerimi i BE-së do të marrë hov për shkak të çastit gjeopolitik me luftën në Ukrainë, Pendarovski thotë se nuk beson në forma të reja të asociimit dhe anëtarësimit në BE, duke cekur se qytetarët e vendit tonë janë lodhur me metoda të reja sipas të cilave duhet t'i bashkangjitemi BE-së.

"Presidenti francez Makron para tre viteve kërkoi metodologji të re, e cila pohonte se do të jetë më efikase dhe shumë më e shkurtë. Thoshte si do të përparoni klaster pas klasteri, menjëherë do t'i ndjeni përfitimet nën anëtarësim, nuk do të pritni deri në çast të fundit kur të bëheni anëtare e barabartë. Për fat të keq, deri te ky moment të dyja shtetet nga Ballkani peërndimor, Serbia dhe Mali i Zi të cilat janë në proces të negociatave tashmë prej një dekade, nuk filluan praktikisht negociata në metodologjinë e re. Nuk na nevojiten forma të reja të bashkëpunimit në atë fushë për t'u bërë anëtare të BE-së një ditë", thekson Pendarovski.

Konsideroj se ka momentum në zgjerim, por kontestuese për të është prapavija e atij momentumi, përkatësosht motivacioni. Nuk do të doja, thotë Pendarovski, të shoh momentum për inkuadrim të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe të Maqedonisë në Evropë, vetëm sepse ka luftë diku në kontinent.

"Nëse i jepni status të kandidates Ukrainës, Moldavisë dhe Bosnjë e Hercegovinës me kushtëzime të caktuara, do të thotë për shkak të luftës në Ukrainë, pyetja ime drejt krerëve evropianë është, çka do të ndodhë kur, dhashtë Zoti nesër, ndalet lufta në Ukrainë? Nëse duhet të presim luftë në kontinent, juve të ju kujtohet se Ballkani Perëndimor dhe një pjesë e të ashtuquajturit partneritet lindor duhet pas dekadave pritje formalisht të bëhet pjesë e BE-së, druaj se ai lloj i rezonimit nuk ka qenë asnjëherë karakteristik për BE-në. Ai loj i rezonimit gjeostrategjik, kërcënimeve të sigurisë, luftërave , kërcënimeve të reja hibride, është specifikë e NATO-s. BE-ja çdoherë përmes historisë ka pasur profil krjetësisht tjetër të kritereve përmes të cilave i ka lverësuar anëtaret potenciale, Dhe nëse filloni t'i ngjani aleancës së NATO-s, çka bëjmë nëse ajo luftë ndalet me armëpushim, Do t ahumbim momemntumin?", thotë presidenti i shtetit.

I pyetur se sa është Rusia e përzier në kontestin me Bullgarinë, Pendarovski me qëndrim se nuk beson edhe të mketë ndikim rus, se ajo nuk është aq dominante në naraacionin të cilin qeveritë bullgare e zbatojnë ndaj nesh.

"Përshtypja ime është se në prapavijë të atij kontesti bëhet fjalë për shtresa të trsha historike të palës bullgare. Retorika e tyre në 2-3 vitet e fundit nuk dallon nga retorika edh ekur kemi qenë pjesë e Jugosllavisë edhe para 30 edhe para 50 viteve", thotë Pendarovski.

Lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, Pendarovski me vlerësim se forcat e Aleancës të cilat, siç thekson do të përforcohen, janë të mjaftueshme të mos lejojnë përhapje të destabilitetit në pjesët e tjera të Kosovës dhe në rajon.

"Si anëtare e NATO-se ndjekim drejtpërdrejtë. Edhe si anëtare e Aleancës, e cila ka ushtarë të vet në Kosovë. Ushtarët tanë nuk janë të sistemuar në veri të Kosovës, megjithatë kemi 65 ushtarë atje. kemi për qëllim të mbetemi edhe në të ardhmen ta rrisim atë kontigjent dhe bashkarisht të kontribuojmë në sigurinë e rajonit. Nëse ne kontribuojmë për stabilitetin e Kosovës, me të cilën jemi fqinj të parë, kontribuojmë edhe për stabilitetin dhe sigurinë tonë. Vlerësimet e Aleancës janë se atje gjendjet kohë pas kohe kanë ardhur dhe do të vijnë drejt pikës së vlimit, në veri tëKosovës, megjithatë forcat e Aleancës, të cialt ndërkohë do të përforcohen, me numër shtesë të ushtarëve, mjaftojnë të mos lejojnë përhapje të destabilitetit as në pjesët e tjera të Kosovës, jo vetëm në veri, do të thotë të mbeten të lokalizuara. Dhe aq më pak të përhapen tek ne apo në pjës të tjera të rajonit", thotë Pendarovski. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR