• e diel, 22 dhjetor 2024

Pendarovski: Është jokorrekte të jesh pjesë e Qeverisë dhe të mos votosh për zgjedhjen e saj

Pendarovski: Është jokorrekte të jesh pjesë e Qeverisë dhe të mos votosh për zgjedhjen e saj

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Është precedent politik dhe jokorrekte të marrësh pjesë në Qeveri dhe të mos e votosh, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për televizionin Alsat-M, lidhur me obstruksionet nga VMRO-DPMNE dhe mospranimi i Talat Xhaferit nga ana e tyre për kryeministër të Qeverisë teknike.

"Ose pajtoheni ose nuk pajtoheni me Qeverinë teknike. Mund të thoni nuk duam të japim fare njerëz, por nuk mund ta kontestosh propozimin që sipas Ligjit për këtë Qeveri e jep shumica parlamentare. Nëse ata propozojnë të jetë Talat Xhaferi, e juaja mbetet të thoni marr pjesë ose jo. Nuk mund ta kontestosh si individ, ose si personalitet", deklaroi presidenti Pendarovski.

Ai shprehu shpresën se as pushteti dhe as opozita nuk do ta vështirësojnë punën këto pak ditë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të a.q. e Përzhinës. Në të vërtetë, shtoi ai, obstruksionet fillestare kanë ardhur nga opozita, për shkak të mosvotimit të Talat Xhaferit.

Pendarovski theksoi se nëse opozita nuk propozon kandidatë, ose nëse ato kandidatë nuk votohen në seancën parlamentare, nuk do të bëhet fjalë për Qeveri teknike, por de-fakto për Qeveri politike.

Presidenti theksoi se ne duhet ta zgjedhim Qeverinë pa probleme nga asnjëra anë, sepse ajo duhet të fillojë të funksionojë 100 ditë para zgjedhjeve, pra deri më 28 janar, në mënyrë që të gjitha institucionet të funksionojnë në mënyrë efikase dhe në interes të qytetarët. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR