• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pekini i bëri thirrje Uashingtonit të luajë rol konstruktiv në Lindjen e Afërt

Pekini i bëri thirrje Uashingtonit të luajë rol konstruktiv në Lindjen e Afërt

Pekin, 12 prill 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë kineze, Vang Ji, në bisedë telefonike ia transmetoi kolegut amerikan, Entoni Blinken, thirrjen që Uashingtoni të luajë rol konstruktiv në Lindjen e Afërt, lajmëroi Beta.

"Kina do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në Lindjen e Afërt dhe do të kontribuojë për qetësim të situatës. Rol konstruktiv duhet të ketë edhe pala amerikane", ceket në kumtesën e publikuar sot nga Ministria kineze e Punëve të jashtme për bisedën e djeshme mes dy diplomatëve.

Mediumet sot i transmetuan deklaratat e funksioanrit amerikan, i cili dëshiroi të mbetet anonim, se Uashingtoni pret sulm iranian ndaj Izraelit.

Izraeli është në gjendje të lartë gatishmërie për sulm të drejtpërdrejtë potencial nga Irani, i cili mund t'i sulmojë rajonet jugore apo veriore në 24 apo 48 orët në vijim.

Tensionet e rritura në rajon janë të dukshme pas akuzave të Teheranit kundër Izraelit lidhur me sulmin ajror ndaj ndërtesës diplomatike në Damask, më 2 prill. Në incident, cak i sulmit ishin funksionarët më të lartë ushtarak të iranit, përfshirë edhe një funksionar i lartë i Korpusit të Gardës revoluciobare islamike në Siri. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR