• e martë, 14 janar 2025

Pekin: Kina dhe Rusia këtë muaj do të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Pekin: Kina dhe Rusia këtë muaj do të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Pekin, 9 shtator 2024 (MIA) - Kina këtë muaj do të mbajë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë, kumtoi sot Ministria kineze e Mbrojtjes.

Në kumtesë ceket se forcat detare dhe ajrore do të marrin pjesë në stërvitjet "Veri-bashkarisht 2024" në rajonin e Detit japçonez dhe Detit Ohot, në afërsi të brigjeve të Rusisë.

"Kjo stërvitje ka për qëllim ta thellojë nivelin e bashkëpunimit strategjik mes ushtrisë kineze dhe ruse dhe ta prëforcojë aftësinë e tyre bashkarisht t'u kundërvihen kërcënimeve të sigurisë", kumtoi Ministria.

Dy aleatët do të dërgojnë flota detare në patrulla të përbashkëta detare, ndërsa Kina do të marrë pjesë edhe në stërvitjen strategjike ruse "Okean-2024", shtohet në kumtesë.

Minsitria nuk e saktësoi datën kur do të mbahen stërvitjet. ab/

Fotо: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR