PE: Shqipëria është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor ku të gjithë aktorët politikë janë proevropianë
- – Shqipëria është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor në të cilin të gjitha partitë dhe aktorët politikë janë të orientuar pro Evropës, bëhet e ditur në raportin e Parlamentit Evropian që sot ishte miratuar në Bruksel. Raporti ishte miratuar me 502 vota “për” dhe 120 “kundër”.
- Post By Fitore Curri
- 13:54, 9 korrik, 2025
Bruksel, 9 korrik 2025 (MIA) – Shqipëria është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor në të cilin të gjitha partitë dhe aktorët politikë janë të orientuar pro Evropës, bëhet e ditur në raportin e Parlamentit Evropian që sot ishte miratuar në Bruksel. Raporti ishte miratuar me 502 vota “për” dhe 120 “kundër”.
“Shqipëria hapi 23 nga 33 kapituj nga negocitatat për anëtarësim dhe e përshëndesim atë progres të shpejtë”, deklaroi raportuesi për Shqipërinë, Andreas Shider, eurodeputet austriak nga radhët e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), gjatë debatit të hënën.
Megjithatë, ai theksoi se Tirana ka edhe shumë punë, veçanërisht në fusha siç janë liria e mediave, sundimi i drejtësisë, reformat ekonomike dhe ekologjike, si dhe fuqizimi i shoqërisë civile.
Edhe pse Shqipëria përballet me polarizim të thellë politik, ajo dallon nga vendet e tjera në rajon pikërisht për atë që edhe pozita dhe opozita janë të orientuara pro Evropës, vlerëson PE. Kjo, sipas Shiderit, është “forcë që mund të sjellë reforma të reja”.
Komisarja për zgjerim të BE-së, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria përparon me tempo “pa precedent” dhe se “fuqia transferuese e procesit të zgjerimit shihet qartë pikërisht në Shqipëri”. Sipas saj, Shqipëria dhe pjesa tjetër e rajonit mbeten prioritet gjeostrategjik për BE-në.
Eurodeputeti kroat Davor Ivo Stir (HDZ/EPP), anëtar i Bordit për Punë të Jashtme të PE-së (AFET), deklaroi se “Shqipëria ndoshta më së miri e shfrytëzoi momentin gjeopolitik” që përsëri e vendosi temën për zgjerim në agjendën e Unionit pas agresionit rus ndaj Ukrainës.
“Është e dukshme se që atëherë bisedimet me Shqipërinë janë përshpejtuar dhe ajo ndërmerr qëndrim udhëheqës në rrugën drejt anëtarësimit, edhe pse ende përballet me sfida të shumta, veçanërisht rreth sundimit të drejtësisë dhe transparencës së proceseve demokratike”, deklaroi Stir.
Ai shtoi se, sipas statistikave, Mali i Zi është ende në fazën më të përparuar me numrin e kapitujve të hapur dhe të mbyllur, por, ndryshe nga Shqipëria, atje ka forca të forta politike që mbështesin konceptin e një "bote serbe", gjë që ngadalëson procesin e integrimit të Podgoricës. fc/
Foto: Arkivi