• e hënë, 23 dhjetor 2024

PE filloi fushatë për nxitjen e daljes në Eurozgjedhje

PE filloi fushatë për nxitjen e daljes në Eurozgjedhje

Bruksel, 29 prill 2024 (MIA) - Parlamenti evropian prej sot e fillon fushatën për nxitjen e qytetarëve të BE-së që të marrin pjesë në Eurozgjedhjet e caktuara prej 6 deri 9 qershor të këtij viti, qëllimi primar i të cilave është të rritet jehona e votuesve.

Ideja e fushatës është të transmetohet porosia: "Shfrytëzoni votën e juaj, mos lejoni aq lehtë t'ju merret demokracia. Ajo është dhënë, ju duhet ta mbroni".

Duke filluar nga zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për eurodeputetë në vitin 1979, kur jehona ishte 61,99 për qind, ajo ishte në rënie në çdo votim të ardhshëm, duke rënë nën 50 për qind në të gjitha zgjedhjet pas vitit 1999, që ta arrijë daljen më të vogël prej 42,61 për qind në vitin 2014. Në zgjedhjet e fundit për anëtarë të Europarlamentit në vitin 2019, në hije të Bregzitit, jehona ishte 50,62 për qind.  

Në fokus të fushatës janë vendosur historia e demokracisë në Evropë, pushtimi rus ndaj Ukrainës dhe trendet antidemokratike të kontinentit, me përkujtim të përvojave të evropianëve me diktaturat dhe luftërat, Holokausti, Pranvera e Pragës nga viti 1968, rënia e Murit të Berlinit, e deri te arritja e paqes evropiane.

"Demokracia është në rrezik. Shfrytëzoni votën e juaj ose të tjerët do të vendosin në vend të juaj", bën thirrje Europarlamenti.

Për zbatimin e kësaj fushate, Parlamenti evropian ka ndarë buxhet prej 37 milionë eurove, që paraqet 0,08 euro për kokë banori të BE-së me të drejtë vote në eurozgjedhjet.

Seancën e fundit të paraparë plenare në përbërjen e tanishme, Paramenti Evropian e ka mbajtur javën e kaluar. bsh/

Foto: Fejsbuk dhe Iks

QËNDRONI TË LIDHUR