• e martë, 14 maj 2024

PDSH: Me bekimin e Bilall Kasamit u vendos kryqi në Kodrën e Diellit

PDSH: Me bekimin e Bilall Kasamit u vendos kryqi në Kodrën e Diellit

Shkup, 3 maj 2024

Megjithatë Bilall Kasami si menaxhues i Komunës së Tetovës ka punuar diçka.

Ky ish deputet i LSDM në vend që të punojë në shërbim të qytetarëve të Tetovës ka punuar mbrapsht. Siç e shihni në Kodrën e Diellit, Billall Kasami ka vendosur një kryq të madh me të cilin ka provokuar thellë shqiptarët dhe qytetarët tjerë të besimit mysliman, duke nxitur kështu në mënyrë të drejtpërdrejt urrejtje ndërfetare për të cilën ne si PDSH, jo vetëm që jemi kundër këtyre veprimeve që nxisin mos tolerancë qoftë ajo fetare apo etnike, por njëkohësisht Bilall Kasami i ka tejkaluar të gjitha vijat e kuqe, ku me vasalitetin e tij ndaj partive maqedonase herë njërës palë e herë palës tjetër duke vendosur kryqe vend e pa vend pa mbajtur fare llogari se këto veprime janë shumë të rrezikshme.

Tetovarët meritojnë përgjigje nga Bilall Kasami se çka ju desh në një mjedis me mbi 80% të besimit tjetër i provokon në mënyrë të ulët qytetarët duke vendosur simbole dhe objekte të ndryshme.

Këtë kryqin pas në Kodrën e Diellit para se ta bekojë i pari i kishës maqedonase Gospodin Gospodin Stefan e ka bekuar Gospodin Gospodin Bilalll.

Bilallin megjithatë do të përkujtojnë gjatë këtij mandati edhe atë si ish-deputet i LSDM-së, menaxhuesi më i paaftë që ka pasur ndonjëherë komuna e Tetovës dhe për fund për kryqin që e ke vendosur këtu në malin Sharr në mënyrë jo legale, duke shkelur të gjitha normat dhe të gjitha ligjet.

Bilall të pyesim a do të bëhesh deputet apo do të mbetesh kryetar komune totalisht i paaftë, që e ke shndërruar Tetovën në katrahurë.

Prandaj, ftojmë tetovarët që me votën e tyre masive për Frontin Evropian me numër 4, këto Bilallat t’i largojmë nga skena politike.

Visar Palloshi, zëdhënës i Partisë Demokratike Shqiptare

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR