Pavlovska Daneva e tërheq kandidimin për kryetare të Gjykatës Kushtetuese, Vasiq Bozaxhieva nuk e mori shumicën e nevojshme
- Gjyqtarja Ana Pavlovska Daneva në vazhdimin e seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës, e tërhoqi kandidim e saj, konfirmojnë nga Gjykata Kushtetuese. Kundërkandidatja e saj Tatjana Vasiq Bozaxhieva, nuk e mori shumicën e nevojshme. Do të vijojë një raundi i ri votimi, me kandidatë tjerë nga radhët e gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese.
- Post By Sara Ademi
- 12:07, 3 qershor, 2024
Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Gjyqtarja Ana Pavlovska Daneva në vazhdimin e seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës, e tërhoqi kandidim e saj, konfirmojnë nga Gjykata Kushtetuese. Kundërkandidatja e saj Tatjana Vasiq Bozaxhieva, nuk e mori shumicën e nevojshme. Do të vijojë një raundi i ri votimi, me kandidatë tjerë nga radhët e gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese.
"Por, me qëllim që të mos vjen shteti në krizë kushtetuese, u tërhoqa dhe kërkova nga Gjykata të votojë sipas parimit të meritokracisë, përkatësisht vetëm sipas kualifikimeve profesionale dhe kapaciteteve të menaxhimit të kandidatëve. Gjykatësja Vadiq mbeti kandidatja e vetme", thotë në deklaratë për MIA-n gjykatësja Pavlovska Daneva.
Kjo ishte përpjekja e shtatë e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi dështuan gjashtë të parat të enjten dhe të premten, të zgjedhin kryetar të ri të Gjykatës.
Kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese duhet ta zëvendësojë kryetaren e deritanishme Dobrilla Kacarska, mandati trevjeçar i së cilës skadoi të dielën, më 2 qershor.
Sipas Rregullores, Gjykata Kushtetuese në seancë zgjedh kryetar të Gjykatës nga radhët e gjykatësve me një shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë.
Pas përfundimit të mandatit të Kacarskës, dhe kandidaturave të pasuksesshme të Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Ana Pavlovska Daneva, pritet kandidatura e ndonjërit nga gjykatësit aktual në Gjykatën Kushtetuese i cili do të duhet ta marrë funksionin e kryetarit - Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski, Fatmir Skender, Elizabeta Dukovska dhe Jadranka Daboviq Anastasovska.
Çdo gjykatës mund të propozojë një kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese.
Propozimi për kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese përcaktohet nga një komision prej tre gjyqtarëve të zgjedhur nga shumica e numrit të përgjithshëm të gjykatësve.
Nëse kandidati nuk merr shumicën e kërkuar të votave, procedura për zgjedhjen e kryetarit përsëritet.
Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tre vjet, pa të drejtë të rizgjedhjes. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s