Patrik Viera trajner i ri i Strasburgut
- Strasburgu sot për trajner të parë e emëroi ish reprezentuesin e "trikolorëve", Patrik Viera (46).
- Post By Besnik Shuki
- 18:33, 3 korrik, 2023

Strasburg, 3 korrik 2023 (MIA) - Strasburgu sot për trajner të parë e emëroi ish reprezentuesin e "trikolorëve", Patrik Viera (46).
Strasburgu dhe Viera kanë lidhur marrëveshje trevjeçare.
Viera sezonin e kaluar nga mesi i janarit u pushua nga puna nga Kristal Palasi pas serisë së rezultateve të dobëta.
Viera me angazhimin në Strasburg kthehet në futbollin francez, pasi në pranverën e vitit 2018 deri në vitin 2020 ishte trajner në Nica. bsh/
Foto: Tuiter