• e shtunë, 06 korrik 2024

Pasdite dhe natën në disa pjesë të vendit pritet stuhi me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe breshër

Pasdite dhe natën në disa pjesë të vendit pritet stuhi me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe breshër

Shkup, 5 gusht 2023 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi jugor. Pasdite dhe në orët e natës,  duke filluar nga perëndimi vranësira do të shtohet dhe do të jetë e paqëndrueshme me reshje të dendura shiu dhe bubullima, në disa vende në formë stuhie me reshje të dendura shiu për një kohë të shkurtër, erëra të forta, shkarkime elektrike më intensive dhe kushte për paraqitje të breshërit, informojnë nga DPHM-ja.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 31 deri në 38 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë në mëngjes me erë të fortë juglindore. Pasdite dhe në mbrëmje vranësitë do të shtohen dhe do të jenë të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, në pjesë të luginës në formë stuhie. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 37 gradë.

DPHM kumtoi se në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm temperatura më e lartë është matur në Kumanovë 23 gradë, në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Vinicë dhe Dojran 22 gradë, në Shtip, Demir Kapi dhe Veles 21 gradë, në Kavadar 20 gradë, në Tetovë, Pretor, Gjevgjeli, Krushevë 19 gradë, në Ohër 18 gradë, në Kriva Pallankë, Manastir 17 gradë, në Strumicë, Hanet e Mavrovës, Kodra e Diellit 16 gradë, në Lazaropolë 14 dhe në Berovë 12 gradë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR