• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pas vapës, në Zvicër përmbytje dhe borë

Pas vapës, në Zvicër përmbytje dhe borë

 Bern, 29 gusht 2023 (MIA) - Pas vapës së madhe, Zvicra ditëve të fundit u përfshi nga reshje të dendura shiu që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje balte, ndërsa të hënën ra borë në Alpe.

 “Temperatura në mënyrë drastike ka rënë për katër ditë. Të enjten termometri tregoi 31.2 gradë Celsius. Në orën 11:15 ishte 0.5 gradë. Kufiri midis shiut dhe borës është midis 2.000 dhe 2.400 metra në pjesën tjetër të Alpeve zvicerane”, raportoi platforma X MeteoSuisse.

 Disa kalime, duke përfshirë edhe Gotardin dhe Simplonin, u mbyllën të hënën për shkak të shiut të dendur që filloi të premten në mbrëmje dhe shkaktoi disa rrëshqitje balte. Qarkullimi hekurudhor është ndërprerë për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Lumi Rajna është vërshuar në luginën nëpër të cilën rrjedh në Zvicër, por deri më tani nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara

 Në Tiçin tashmë disa ditë bie shi i dendur. Në disa vendbanime uji i pijshëm është ndotur.

 Reshje pritet edhe sot. Bora duhet të vazhdojë të bie në male, por kjo nuk mjafton për të shpëtuar akullnajat zvicerane.

Akullnajat zvicerane humbën 6 për qind të vëllimit të tyre midis 2021-2022, në krahasim me një të tretën midis vitit 2021-2022 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR