• e enjte, 04 dhjetor 2025

Pas tre anulimeve filloi procesi gjyqësor për më shumë vepra penale për ndërtimin e objektit të ri të teatrit dhe bibliotekës në Tetovë

Pas tre anulimeve filloi procesi gjyqësor për më shumë vepra penale për ndërtimin e objektit të ri të teatrit dhe bibliotekës në Tetovë

 Tetovë, 25 nëntor 2025 (MIA) - Në Gjykatën Themelore në Tetovë filloi procesi gjyqësor pas propozimit të ngritur akuzues për disa vepra penale që lidhen me ndërtimin e objektit  të ri për nevojat e teatrit dhe bibliotekës së Tetovës. Gjykimi fillon pas tre shtyrjeve, pasi në dhjetor të vitit 2024 Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti aktakuza kundër katër personave dhe një personi juridik.

 Të akuzuarit u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë,  ndërsa më pas filloi leximi i listës së dëshmive të përgatitura nga Prokuroria. Duke qenë se si Prokuroria ashtu edhe mbrojtja e të akuzuarve propozuan thirrjen dhe dëgjimin e ekspertëve, u caktua vazhdimi i debatit kryesor për më 10 dhjetor.

Gjykatësi Elvedin Ferati gjithashtu caktoi  datat për edhe dy seanca, njëra për 30 dhjetor dhe tjetra për 20 janar të vitit 2026. 

 Të akuzuarit janë Sejdi Shasivari, pronar dhe menaxher i personit juridik të akuzuar nga Ndërtimi i Planit Urban të Tetovës, Haki Fazliu, drejtor i atëhershëm i Institucionit Kombëtar - Qendra për Kulturë "Iljo Anteski-Smok" - Tetovë, Artan Arslani, kryetar i Komisionit për Furnizime Publike, dhe më pas ushtrues detyre drejtor i Qendrës për Kulturë, si dhe Bajram Muça, si inxhinier kryesor mbikëqyrës në një person juridik të angazhuar si organ mbikëqyrës në zbatimin e kontratës së furnizimi publik nga viti 2015 - 2020.

 Sipas Prokurorisë, i akuzuari i parë Shasivari dhe i akuzuari i dytë, personi juridik, kanë kryer një vepër penale të vazhdueshme - Keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, dhënie të një marrëveshje për furnizim publik ose partneritet publik-privat sipas nenit 275-c të Kodit Penal. Të akuzuarit Fazliu dhe Arslani kanë kryer një vepër penale të vazhdueshme të Keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, ndërsa i akuzuari Muça ka kryer një vepër penale të vazhdueshme të Pakujdesisë në shërbim.

 Fillimi i procesit gjyqësor ishte caktuar për herë të parë më 14 korrik dhe që atëherë është shtyrë për më 17 shtator, 8 tetor dhe 25 nëntor.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR