Pas raportimeve për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla, SPB Kumanovë kryer kontrolle
- SPB Kumanovë konfirmoi se disa shkolla fillore kanë marrë mesazhe për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla.
- Post By Sara Ademi
- 20:31, 28 tetor, 2025
Kumanovë, 28 tetor 2025 (MIA) - SPB Kumanovë konfirmoi se disa shkolla fillore kanë marrë mesazhe për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla.
"Sot rreth orës 18:00 në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë është raportuar se në email adresat në disa shkolla fillore kanë arritur mesazhe për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla. Në vijim janë kontrollet nga ana e nëpunësve policor", kumtoi SPB Kumanovë.
Paraprakisht nga Sektori për arsim në komunën e Kumanovës konfirmuan se në e-adresat në shkolla kanë arritur raportime për gjoja bomba të vendosura.
"Alarmi për bomba është dërguar përmes postës elektronike, pas orës 17:00. Nga shkolla i kanë bërë thirrje policisë e cila ka mbërritur shumë shpejtë, nxënësit janë evakuuar të sigurtë. Mbetet që shërbimet ta kontrollojnë gjendjen", deklaroi udhëheqësi i Sektorit për arsim Aleksandar Jovanoviq. sa/
Foto: MIA