• e enjte, 27 qershor 2024

Partia e sapoformuar Lëvizja Demokratike e mbajti Kuvendin themelues

Partia e sapoformuar Lëvizja Demokratike e mbajti Kuvendin themelues

Shkup, 13 gusht 2023 (MIA) - Lëvizja Demokratike sot në Shkup e mbajti Kuvendin themelues, në të cilin njëzëri u zgjodh kryetar i saj Izet Mexhiti.

Mexhiti theksoi para të pranishmëve se misioni fillestar i Lëvizjes Demokratike është bashkimi i përvojës nga e kaluara me vullnetin e së ardhmes.

"Jo me teori politike, por duke shfrytëzuar eksperiencat e lëna mënjanë pavarësisht eksperiencave dhe gatishmërisë së moshës si dhe duke angazhuar dhe inkurajuar të rinjtë me arsim, dituri, profesionalizëm dhe energji që nuk përdoren fare mjaftueshëm. Përvoja e moshës shpërblen vullnetin e rinisë", theksoi ai.

Informoi se do të veprojnë në opozitë.

"Në historinë e Maqedonisë mund të jetë një rast unik ose i rrallë kur për bindje i kemi lënë postet tona, zëvendësministra, drejtorë, sekretarë shtetërorë, kemi paguar çmimin e bindjeve tona dhe kjo duhet vlerësuar. Pra, ne po e bëjmë këtë për procese demokratike, për të kontribuar për një demokraci më të madhe në Maqedoni dhe nga pozita në pushtet kemi kaluar në opozitë", theksoi Mexhiti.

Tha se beteja e tyre për anëtarësim në BE nënkupton viktimizime ndryshe.

"Kemi përjetuar luftëra kundër nesh. I kemi kapërcyer përpjekjet për të shkaktuar konflikte në vetvete, tani është radha të luftojmë kundër mangësive tona, kundër inateve të vogla, klanizmit dhe nepotizmit, mbi të gjitha kundër egoizmit që na pengon të kuptojmë dhe pranojmë se suksesi i secilit prej nesh është një avantazh për ne. Prandaj Lëvizja Demokratike beson se verbalizmi pro BE-së, riprodhimi i ligjeve pa respektuar frymën juridike të BE-së, varësia nga burokracia e BE-së pa pranuar dhe zbatuar vlerat, standardet, kriteret dhe përvojat evropiane që i paraprinë krijimit të BE-së nuk mjafton. Nuk mjafton të jemi pro BE-së nëse nuk sillemi ashtu siç jemi dhe siç na kërkojnë të bëhemi - evropianë në vetëvete dhe evropianë në të tjerët", deklaroi Mexhiti. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR