• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parku nacional Mali i Sharrit do të kërkojë të kompensohet dëmi i natyrës shkaktuar nga "ratrakët"

Parku nacional Mali i Sharrit do të kërkojë të kompensohet dëmi i natyrës shkaktuar nga

Tetovë, 22 mars 2024 (MIA) - Parku nacional Mali i Sharrit parashtroi dëshmi në Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor me qëllim që të inicohet procedurë kundërvajtëse për dëmtim të natyrës nga automjetet "ratrakë", informoi sot drejtori Ibrahim Dehari. Dëmtimet dhe kompensimet e dëmit ishin temë edhe e takimit të përbashkët të disa institucioneve, operatorëve me "ratrakë", si dhe drejtorisë së Parkut nacional.

"Pas shkrirjes së borës, ekspertët do të bëjnë vlerësim të dëmeve dhe do të procesohet në Prokurori dhe gjykatë, të cilat do të vlerësojnë se cili është dëmi. Do të kërkohet që ai të kompensohet. Por, kjo nuk është lehtë. Ishin ekspertët të cilët thanë se natyrës i duhen disa vite që rë ripërtërihet. Në natyrë ja rregull, çfarë fare mund të hudhet, nuk mund të hidhet farë si në stadium. Ai është bar natyror për të cilin nevojiten disa vitë që të ripërtërihet dhe të kthehet në gjendje e parë. Prandaj erdhëm deri te kjo ndalesë për lëvizje të 'ratrakëve'", deklaroi Dehari në takimin e sotëm me gazetarë.

Ai përkujtoi se "ratrakët" në pajtim me ndalesën për lëvizje nëpër Malin Sharr si rajon i mbrojtur do të mund t'i përdorin vetëm dy drejtimet malore na Kodra e Diellit drejt Leshnicës dhe Rrugicë së Vakëfit drejt Ujërave të Sharrit.

"Do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me ne me rregulla të cilat do t'i cekim dhe atëherë do të mund të lëvizin. Nëse e respektojnë atë rregullore do të mund të lëvizin, tani për tani nuk munden. Problematike është dallimi prej 1700 metrave lartësi mbidetare deri 2000. Prej 2000 metrave e më larët ka borë, por deri atje bëhen dëme të mëdha. Këtë vit patëm shumë pak borë, në disa vise era e ka bartur. "Ratrakët" duhet të shkelin në shtresë të tokës", theksoi Dehari pas ngkjarjes së sotme në hapësirat e tyre ku u shënua  Dita botërore e pyjeve dhe Dita botërore e ujërave përmes promovimit të rrugicës edukative për fëmijë.

Në takimin e sontëm, sipas informatave të Deharit është dakorduar me Inpektoratin shtetëror për mjedis jetëor se do t'i përforcojë kontrollet inspektuee me qëllim të mbrojtjes së trashëgimisë natyrore në pajtim me Ligjin për shpallje të një pjese të Malit Sharr për Park nacional, Ligjit për mbrojtje të natyrës dhe ligje të tjera. ab/

foto PN Mali Sharr
foto МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR