Parking falas në ditën e luftës revolucionare maqedonase, 23 Tetori
- NP "Parkingu i qytetit" - Shkup informoi se të hënën, në Ditën e luftës revolucionare maqedonase, 23 Tetor, në hapësirat publike të destinuara për parkim (zonale) do të thotë, A,B,C dhe D, nuk do bëhet pagesë.
- Post By Fami Bajrami
- 11:08, 20 tetor, 2023

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - NP "Parkingu i qytetit" - Shkup informoi se të hënën, në Ditën e luftës revolucionare maqedonase, 23 Tetor, në hapësirat publike të destinuara për parkim (zonale) do të thotë, A,B,C dhe D, nuk do bëhet pagesë.
Pagesë e rregullt do të kryhet në Zonën A0 - Vodno, Garazhet në kate: "Beko" dhe "26 Korriku", si dhe në parkingjet publike: Koço Racin, Treska, Spitali i Qytetit, Nova Makedonija, LAMM, Fronti popullor dhe Qendra klinike Nënë Tereza.
NP "Parkingu i qytetit" - Shkup të gjithë qytetarëve ua uron Ditën e luftës revolucionare maqedonase 23 Tetori. ss/bsh/
Foto: Arkivi MIA-s