• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parashtrohet kallëzim penal kundër një personi nga rrethina e Kërçovës për “falsifikim të dokumentit”

Parashtrohet kallëzim penal kundër një personi nga rrethina e Kërçovës për “falsifikim të dokumentit”

Shkup, 12 prill 2023 (MIA) - Njësiti për kriminalitet ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër I.A. (66) nga f. Kolibari-Kërçovë, me vendqëndrim në Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “falsifikim të dokumentit”.

I denoncuari, sip kumtoi MPB, gjatë vitit 2019 ka blerë certifikatë të falsifikuar për njohjen e gjuhës angleze me qëllim të punësimit si drejtor në konviktin shtetëror të studentëve. Certifikatën e ka vërtetuar te noteri në Kërçovë, pas çka të njëjtin e ka dorëzuar gjatë aplikimit për punësim si drejtor në konviktin e studentëve. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR