• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parashtrohet kallëzim penal kundër 15 personave fizikë dhe tre personave juridikë për "bashkim kriminal", "mashtrim tatimor" dhe "larje parash dhe të ardhura tjera"

Parashtrohet kallëzim penal kundër 15 personave fizikë dhe tre personave juridikë për

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA)- Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe serioz deri te PTHP për Ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit parashtroi kallëzim penal kundër 15 personave fizik dhe 3 personave juridik, edhe atë 11 persona fizik për kryerjen e veprave penale “bashkim kriminal” sipas nenit 394, prej tyre 9 për vepër penale të kryer “mashtrim tatimor” sipas nenit 279-A paragrafi 2, derisa një person përveç këtyre dy veprave, së bashku me edhe katër persona fizik dhe tre persona juridik dyshohen se kanë kryer veprën penale ”larje parash dhe të ardhura tjera nga vepra penale” sipas nenit 273 të Kodit Penal.

Tre nga të denoncuarit, sipas MPB-së ndër ta edhe person drejtues në DAP, në shtator të vitit 2020 kanë organizuar bashkim kriminal ndaj të cilit më vonë janë kyçur edhe 8 persona, ndër ta edhe dy të punësuar në DAP, kurse të tjerët drejtues ose pronarë të subjekteve juridike, gjatë vitit 2020 dhe 2021 kanë organizuar mënyrë përmes tetë subjekteve juridike nga Shkupi kanë lëshuar fatura fiktive dhe kanë gjeneruar kërkesa fiktive ndaj DAP-it për kthim të tatimit me të cilën kanë kryer veprat penale të lartpërmendura dhe në mënyrë të kundërligjshme kanë fituar dobi materiale në dëm të mjeteve buxhetore.

“I denoncuari i parë dhe i dytë, edhe pse nuk janë pronar, drejtues dhe persona të autorizuar në llogaritë e subjekteve juridike, ata realisht kanë drejtuar, koordinuar dhe kanë dhënë instruksione për veprim, kurse për aktivitetet e kanë informuar të denoncuarin e tretë udhëheqës në DAP”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ky grup i organizuar kriminal subjektet juridike i ka shfrytëzuar për dhënien e faturave të rrejshme njëri ndaj tjetrit, pa ekzistuar aktivitete reale afariste, dhe në bazë të këtyre faturave deri te DAP-i janë dërguar deklarata tatimore për TVSH, me qëllim kërkesë të pabazë të kthimit të TVSH-së, përkatësisht në bazë të këtyre faturave është realizuar një paradhënie e cila më tutje është shfrytëzuar për kompensimin e borxheve tatimore, të cilat persona të tretë, poashtu subjekte juridike, i kanë pasur si obligim ndaj DAP-it.

Këto subjekte juridike janë shfrytëzuar si garantues tatimorë ashtu që me debitorët tatimor janë lidhur marrëveshje në pajtim me të cilën tetë subjektet juridike kanë qenë debitorët tatimor dhe për këtë i kanë shfrytëzuar kompensimet jo reale të cilat i kanë pasur ndaj DAP-it.

“Organizatorët për këtë skemë të përpunuar për kompensim kanë marrë mallra, pronë të patundshme dhe të tundshme si dhe automjete luksoze, banesa e të ngjashme, të cilat më vonë i kanë shitur personave të tretë me të cilën në mënyrë të kundërligjshme kanë fituar dobi materiale.

Ky grup kriminal përmes katër subjekteve juridike nga Shkupi, në harkun kohor nga viti 2020 deri më vitin 2021, me lidhjen e marrëveshjeve për garantues kreditor, pa bazë, në dëm të mjeteve buxhetore për kompensim të taksave në shumë prej 51.626.637 denarë (ose 837.458 euro), gjatë së cilës një pjesë të mjeteve të fituara në mënyrë kundërligjore përmes më shumë transaksioneve janë shfrytëzuar për blerjen e pasurisë së patundshme në vlerë të përgjithshme prej 150.000 eurove në emrin e nga një të denoncuarit, djali i të denoncuarit të tretë, kurse një pjesë janë lëshuar në qarkullim legal financiar përmes më shumë pagesave në të holla të gatshme dhe transaksioneve në bazë të kinse kredisë së supozuar”, thonë nga MPB.

Në të njëjtën kohë i denoncuari i tretë në këtë mënyrë ka legalizuar edhe shumë prej 15.259.870 denarë (ose 248.128 euro), gjatë së cilës në pagesa në llogari të njërit nga subjektet juridike të denoncuara në bazë të “tregut ditor” në më shumë transaksione në bazë “kredi” janë transferuar në llogari të subjektit tjetër juridik të denoncuar. Këto mjete më tutje, nga ana e subjektit juridik janë shfrytëzuar për blerjen e devizave, pagesën e faturave ndaj subjekteve juridik vendor dhe të huaj për importimin ose furnizimin me mallra, kurse një pjesë e mjeteve, përkatësisht 110.000 denarë (ose 1.789 euro) janë transferuar në llogari  të djalit të denoncuarit të tretë.

Me të gjitha këto veprime inkriminuese, ky grup kriminal në mënyrë të organizuar i ka kryer veprat penale të përfshira në denoncimin penal, me çfarë ky grup për veten në mënyrë të kundërligjshme, kurse në dëm të mjeteve buxhetore ka shkaktuar dëm në shumë të përgjithshme prej 51.626.637 denarë (ose 837.458 euro).

Ndryshe, mëngjesin e sotëm nga ana e DAKOS janë kryer bastisje në 7 lokacione, gjatë së cilës nga liria janë privuar tre persona të cilët do të paraqiten para gjykatësit në procedurë paraprake. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar telefona celularë dhe dokumentacion, kurse gjatë bastisjeve në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 35 plumba prej të cilëve 8 plumba kalibër 6,5mm, 10 plumba kalibër 7,65mm dhe 17 plumba kalibër 9mm, për çfarë në mënyrë plotësuese janë arrestuar dy persona, për të cilët pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Foto: MIA
 

QËNDRONI TË LIDHUR