• e premte, 05 dhjetor 2025

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Shkup, 11 tetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar veriore. Në rajonet verilindore do të ketë kushte për shi lokal. Temepratura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore. Temepratura minimale do të bie në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 19 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri të martën moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm me temperatura të ditës pak nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Kah mesi i javës së ardhshme nën ndikim të masës së lagësht dhe më të freskët ajrore do të ketë kushte për reshje lokale të shiut dhe rënie të temperaturës së ditës për disa gradë. 

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR