• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parandalohet tregtimi i paligjshëm i freonit në bombola

Parandalohet tregtimi i paligjshëm i freonit në bombola

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Nëpunësit e Doganave në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë penguar futjen e paligjshme të freonit në bombola për një përdorim, të cilat janë të ndaluara për import. Bombolat janë zbuluar në hyrje të shtetit në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut  i drejtuar nga personi D.G, kumtuan sot nga Drejtoria Doganore.

Gjatë kontrollit doganor të automjetit janë gjetur 1150 bombola me disa lloje të freonit me peshë të përgjithshme prej mbi 13.5 tonë. 

 

Nga Drejtoria Doganore theksojnë se qarkullimi i mjeteve për ftohje në cilindra për një përdorim është ndaluar për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe mjedisit jetësor, si dhe eliminimin e  rrjedhjes së substancave që e varfërojnë shtresën e ozonit.

"Malli është ndalur përkohësisht, ndërsa kundër një personi fizik dhe një personi juridik deri në Prokurorinë Themelore Publike për vepër penale Tregti të palejuar, e dënueshme sipas Kodit Penal", informojnë nga Drejtoria Doganore. ar/

 Foto dhe video: Drejtoria Doganore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR