• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Parandalohet përpjekja për hyrje të një personi nga Republika e Afrikës Jugore, një nënë është përpjekur ta fshehë vajzën e saj në bagazh

Parandalohet përpjekja për hyrje të një personi nga Republika e Afrikës Jugore, një nënë është përpjekur ta fshehë vajzën e saj në bagazh

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA) - Nëpunësit doganorë në vendkalimin kufitar Mexhitlia kanë parandaluar përpjekje për kalim të një personi të palajmëruar në vend, pasi që një nën nga Republika e Afrikës Jugore është përpjekur ta bartë vajzën e saj në bagazh në një automjet të marrë me qera me targa të RMV.

"Të hënën, më 7 gusht për hyrje në vend, në vendkalimin kufitar me Greqinë në Manastir, është denoncuar një shtetase e Republikës së Afrikës Jugore me iniciale L.C.R. (57), si shofere e një automobili të marrë me qera. Në pyetjen e nëpunësit doganorë nëse kanë për të paraqitur diçka për kontroll, personi është përgjigjur jo ska gjë. Doganieri ka dyshuar në deklaratën e saj dhe ka vendosur ta kryejë kontroll fizik të automjetit, me ç'rast në hapësirën e bagazhit të automjetit ka gjetur një person të palajmëruar. Pas verifikimit të dokumenteve udhëtimit është vërtetuar se bëhet fjalë për shtetase të Republikës së Afrikës Jugore me iniciale C.D.J. (23)

Për rastin, shtojnë është njoftuar stacioni policor në VK Mexhitlia dhe është dorëzuar në kompetencë të tyre për veprim të mëtutjeshëm. mb/

Foto: Drejtoria doganore

QËNDRONI TË LIDHUR