• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parandalohet kontrabandë e aparateve për lojëra të fatit në njësinë doganore në Gjevgjeli

Parandalohet kontrabandë e aparateve për lojëra të fatit në njësinë doganore në Gjevgjeli

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Nëntë aparate të lojërave të fatit si dhe 405 për mirëmbajtje janë sekuestruar pasi një importues ka tentuar t'i kontrabandojë përmes mallit të deklaruar për zhdoganim në njësinë doganore Gjevgjeli.

Siç njofton Drejtoria e doganave, aparatet së bashku me pjesët e mirëmbajtjes janë zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të kryer nga ekipi mobil i Departamentit për kontroll dhe hetim.

Kundër firmës importuese të pajisjeve për kazino dhe automate janë ngritur kallëzime përkatëse për shkelje të rregullave doganore.

Nga Drejtoria e doganës thonë se në kuadër të kompetencave të tyre në vazhdimësi ndërmarrin aktivitete për parandalimin e kontrabandës dhe ekonomisë gri. qa/

Foto: Drejtoria e doganës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR