• e diel, 22 dhjetor 2024

Parandalohet hyrje e jashtëligjshme e gjashtë emigrantëve nga Iraku, është konfiskuar edhe malli dhe kamioni në të cilin transportoheshin

Parandalohet hyrje e jashtëligjshme e gjashtë emigrantëve nga Iraku, është konfiskuar edhe malli dhe kamioni në të cilin transportoheshin

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Një ekip mobil pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime në Drejtorinë Doganore ka parandaluar hyrje të jashtëligjshme të gjashtë emigrantëve me origjinë nga Iraku gjatë kontrollit të një automjeti transportues në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Bëhet fjalë për automjet me targa greke i drejtuar nga një shtetas grek.

Gjatë kësaj, njoftuan sot nga Drejtoria Doganore, për shkak të dëmtimit të shenjave doganore është konfiskuar edhe malli dhe automjeti i mallrave në të cilin fshiheshin emigrantët. 

"Rasti u zbulua pasi inspektorët e Departamentit të Operacioneve, gjatë një seleksionimi për kontroll të detajuar të automjetit, konstatuan ndryshime në konstruksionin e jashtëm të automjetit, i cili mundëson heqjen e kabllos dhe hapjen e mbulesës pa dëmtuar plombën doganore", sqarojnë nga Dogana.

Sqarojnë se me hapjen e mbulesës në pjesën e ngarkesave ndërmjet mallit i cili transportohet janë zbuluar gjashtë emigrantë, me çka i janë dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme.

"Malli ose gjithsej 23 tonë komposto pjeshke, kamioni dhe gjysmërimorkioja në vlerë të përgjithshme prej 2,3 milionë denarë janë konfiskuar përkohësisht. Në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli janë parashtruar edhe procedura për kundërvajtje për shkak të shkeljes së nenit 267 dhe 269 të Ligjit për Dogana", thuhet në kumtesën e Drejtorisë Doganore.

Fotografia dhe videoja: Drejtoria e Doganave

QËNDRONI TË LIDHUR