• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parandalohet grusht shteti ndaj qeverisë kalimtare në Burkina Faso

Parandalohet grusht shteti ndaj qeverisë kalimtare në Burkina Faso

 Ugadugu, 28 shtator 2023 (MIA) - Qeveria kalimtare e Burkina Fasos njoftoi se para dy ditëve ishte penguar një tentativë për grusht shteti kundër liderit ushtarak Ibrahim Traore,  duke mos dhënë më shumë detaje për inspiratorët dhe planifikuesit e grushtit të shtetit.

 Qeveria kalimtare e informoi opinionin "se shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë parandaluan një përpjekje për grusht shteti më 26 shtator të vitit 2023".

 Janë arrestuar nëpunës të policisë dhe persona të tjerë që qëndrojnë pas tentativës për destabilizim të shtetit, ndërsa kërkimet për autorët e tjerë po vazhdojnë, thuhet në kumtesë.

 Qeveria e siguron popullin se do ta ndriçojë  tentativën për grusht shtetin.

 Të martën, vonë në mbrëmje, qindra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit Ugaduku për të treguar mbështetjen e tyre për qeverinë kalimtare.

 

QËNDRONI TË LIDHUR