• e hënë, 23 dhjetor 2024

Paralajmërohet ndërprerje e linjës ajrore Shkup-Gjenevë nga 1 nëntori

Paralajmërohet ndërprerje e linjës ajrore Shkup-Gjenevë nga 1 nëntori

Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Kompania me buxhet të ulët IziXhet (easyJet) planifikon t'I ndërpresë operacionet midis Gjenevës dhe Shkupit nga fillimi i sezonit të dimrit 2024/25, me çka do të përfundojë shërbimin e vazhdueshëm me kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, shkruan "Eks Ju avijeshn".

Kompania ajrore, siç bëhet e ditur, ka planifikuar fluturimin e saj të fundit midis dy qyteteve për datën 1 nëntor, ndërsa shitja e biletave është ndërprerë.

IziXhet hyri në tregun vendas në nëntor të vitit 2021 dhe është i vetmi operator ndërmjet Gjenevës dhe Shkupit. Relacioni Shkup-Gjenevë në sezonin aktual realizohet dy herë në javë, ndërsa në periudhën e kaluar verore ka pasur katër fluturime. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR