Paradite moti do të jetë me diell, ndërsa pasdite me vranësira
- Moti sot në vend paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite dhe kah fundi i ditës vranësira do të rritet dhe do të ketë kushte për borë të dobët lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 5 deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 11 gradë.
- Post By Sara Ademi
- 07:30, 30 dhjetor, 2025
Shkup, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot në vend paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite dhe kah fundi i ditës vranësira do të rritet dhe do të ketë kushte për borë të dobët lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 5 deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 11 gradë.
Në Shkup, paradite do të mbisundojë mot me diell, ndërsa pasdite do të ketë rritje të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në minus 2, ndërsa maksimalja do të arrijë 10 gradë.
Nën ndikimin e masës së ftohtë ajrore të mërkurën do të fryjë erë e përforcuar veriore që do të kushtëzojë dhe temperatura në disa vende do të mbetet nën zero. Të enjten do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, ndërsa të premten era do ta ndryshojë drejtimin në jug dhe do të ketë kushte për shi të lehtë dhe borë në pjesët malore. Gjatë fundjavës do të jetë kryesisht me diell me rritje të temperaturave. sa/
Foto: MIA Arkivi