• e martë, 02 korrik 2024

Paradite mot me diell, pasdite kushte për reshje lokale të rrëmbyeshme

Paradite mot me diell, pasdite kushte për reshje lokale të rrëmbyeshme

Shkup, 2 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa vende, proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe dukuri të izoluar breshëri.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 35 gradë Celsius ndërsa indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga jugu. Pasdite dhe në mbrëmje në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 31 gradë.

Edhenë ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Nesër pasdite dhe në mbrëmje do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa për shkak të energjisë së lartë në atmosferë proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR