• e mërkurë, 03 korrik 2024

Paradite mot i ndryshueshëm me vranësira me kushte për shi të dobët lokal

Paradite mot i ndryshueshëm me vranësira me kushte për shi të dobët lokal

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Moti paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me kushte për shi të dobët lokal, ndërsa pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior, informojnë nga DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12 deri 18 gradë. 

Në Shkup paradite mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 17 gradë. 

Deri të dielën pasdite moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe i thatë me rritje graduale të temperaturës. Të dielën në fund të ditës dhe në fillim të javës së ardhshme do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut të cilat në orët e natës nga e diela drejtë së hënës do të shoqërohen me bubullima të rralla. Të hënën do të fryjë erë e fuqishme veriore dhe temperatura do të bie. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR