• e enjte, 05 shkurt 2026

Para deputetëve në mbledhjen e 58-të propozim-ligjet nga Agjenda reformuese

Para deputetëve në mbledhjen e 58-të propozim-ligjet nga Agjenda reformuese

Shkup, 26 qershor 2025 (MIA) - Kuvendi sot do të mbajë dy mbledhje plenare - të 58-tën dhe të 55-tën.

Në rend dite të mbledhjes së 58-të janë propozim-ligjet të cialt janë pjesë e Agjendës reformuese - Propozim ligji për vënien në përdorim të pajisjes teknike për transport, Propozim ligji për komunikime elektronike, Propozim ligji i plotësuar për siguri të sistemeve rrjetësore dhe informative, Propozim ligji i plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për dokumentet elektronike, identifikimi elektronik dhe shërbime të besueshme, Propozim ligji i plotësuar për material dhe veprimtari arkivore, të gjithë në lexim të dytë dhe Propozim ligji për të punësuarit në sektorin publik, Propozim ligji për nëpunësit administrativ dhe Propozim ligji për përsosje dhe trajnim profesional të nëpunësve administrativë, të gjithë në lexim të parë.

Para deputetëve në kuadër të mbledhjes së 55-të do të diskutohen Propozim vendimi për dërgim të një pjesëtari të Armatës së RMV-së për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian "ALTEA" në Bosnjë e Hercegovinë, Propozim ligji për mbikëqyrje inspektuese, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për menaxhim me pronë të konfiskuar, dobi pronësore dhe lëndë të marra në procedurë penale dhe kundërvajtëse, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për rezervat e mallrave, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për aviacion, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrugët publike dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për energjetikë, të gjithë në procedurë të shkurtuar. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR