• e hënë, 23 dhjetor 2024

Para armëpushimit, armata izraelite e shkatërroi tunelin e Hamasit nën spitalin Al-Shifa

Para armëpushimit, armata izraelite e shkatërroi tunelin e Hamasit nën spitalin Al-Shifa

Gazë, 23 nëntor 2023(MIA)- Para se të hynte në fuqi armëpushimi katërditor midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës këtë mëngjes, armata izraelite shkatërroi një tunel të organizatës islamike palestineze që zbuloi nën spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës dhe e përfundoi vendosjen e linjave për armëpushim.

IDF (forcat izraelite të mbrojtjes) njoftuan se deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm, kur filloi armëpushimi, ata sulmuan objektivat e Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës dhe infrastrukturën e asaj organizate, të cilën Izraeli, SHBA-ja dhe BE-ja e konsiderojnë organizatë terroriste, dhe që u përleshën me operativët.

Armata izraelite hodhi fletushka me të cilat i paralajmëroi banorët në veri të Gazës të mos kthehen në zonë sepse ajo edhe më tej është zonë lufte edhe krahas armëpushimit.

Autoritetet palestineze i thirrën palestinezët e zhvendosur të kthehen, lajmërojnë mediat izraelite.

Zëdhënësi ushtarak Avihaj Adrai dha një deklaratë në arabisht se lufta nuk është përfunduar.

Sipas KB-së, bombardimet izraelite e shkatërruan territorin palestinez dhe shkaktoi krizë humanitare.

Rreth 1.7 milionë nga popullsia e përgjithshme e Gazës prej 2.4 milionë janë të zhvendosur dhe ndihma humanitare është e paktë.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, do të lejohet hyrja e më shumë konvojëve humanitarë, përfshirë edhe karburan, tha Katari, i cili ndërmjetësoi në marrëveshjen.

Agjencitë për ndihma, megjithatë, vlerësojnë se kjo nuk mjafton dhe bëjnë thirrje për një armëpushim real.ss/

Foto: Arkivi MIA-s

 

 

 

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR