• e enjte, 15 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Papa Françesku në vitin 2019 e vizitoi Maqedoninë e Veriut

Papa Françesku në vitin 2019 e vizitoi Maqedoninë e Veriut

Shkup, 21 prill 2025 (MIA) - Kreu i Kishës katolike romake, Papa Françesku, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, në maj të vitit 2019 e vizitoi Maqedoninë e Veriut.

Vizita ishte pjesë e turneut të tij tre-ditor në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari dhe kjo ishte vizita e parë e një kreu të Kishës katolike romake në vend.

Në aeroportin e Shkupit Papa u prit nga presidenti i atëhershëm i vendit, Gjorge Ivanov dhe kryeministri i atëhershëm, Zoran Zaev, ndërsa me nderimet më të larta shtetërore u prit edhe në vilën presidenciale në Vodno.

Në sheshin "Maqedonia" në Shkup u mbajt festimi qëndror, ku morën pjesë rreth 15 mijë persona dhe 300 ekipe gazetareske, ndërsa Papa Françesku shërbeu Liturgjinë e shenjtë.

Papa vizitoi edhe Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, e cila u shpall shenjtore nga Vatikani në vitin 2016.

Vizita e Papa Françeskut u zhvillua nën masa të forta sigurie dhe me një regjim të veçantë trafiku.

Vizita e kreut të kishës katolike romake përkoi me shënimin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Vatikanit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR