• e hënë, 23 dhjetor 2024

Papa Françesku: Gjatë pandemisë dhe luftës në Ukrainë, OKB-ja "tregoi kufizimet e saj"

Papa Françesku: Gjatë pandemisë dhe luftës në Ukrainë, OKB-ja
Romë, 16 tetor 2022 (MIA) – Papa Françesku po bën thirrje për reforma në Kombet e Bashkuara, e cila ka "treguar kufizimet e saj" gjatë pandemisë së Kovid-19 dhe luftës në Ukrainë, thuhet në librin e ri të Papës, një fragment nga e cila botoi sot gazeta "La Stampa". "Kur flasim për paqen dhe sigurinë në nivel global, organizata e parë që na vjen ndërmend është Kombet e Bashkuara (OKB), veçanërisht Këshilli i Sigurimit. Lufta në Ukrainë ka sjellë edhe një herë në plan të parë nevojën që struktura aktuale shumëpalëshe të gjejë mënyra më të shpejta dhe më efikase për zgjidhjen e konflikteve", vlerëson kreu i Kishës Katolike. Papa Françesku mbron "reformat organike, qëllimi i të cilave është që organizatat ndërkombëtare të rizbulojnë funksionin e tyre parësor – shërbimin ndaj familjes njerëzore". Libri i Papës "Të lutem në emër të Zotit. Dhjetë lutjet për një të ardhme të shpresës" do të publikohen të martën në Itali. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR