Paneli i parë nga fushata "Të gjithë për një administratë publike profesionale dhe cilësore"
- Ministria e Administratës Publike sot e organizon panel diskutimin e parë nga fushata nën moton "Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore".
- Post By Sara Ademi
- 07:31, 31 korrik, 2024

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Administratës Publike sot e organizon panel diskutimin e parë nga fushata nën moton "Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore".
Siç është njoftuar, fjalime hyrëse do të kenë ministri i Administratës Publike Goran Minçev, drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (QMN) Neda Maleska Saçmaroska dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore Methju Loson.
Në temën "Vizioni dhe përpjekjet e Qeverisë në fushën e menaxhimit të mirë dhe reformës së administratës publike" do të flasin ministri Minçev, zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Qeverisje të Mirë Arben Fetai, ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski dhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. sa/
foto: Arkivi i MIA-s